Nikki Haley do të kandidojë për presidente të SHBA-së

Bota October 10, 2018 - 14:23
Lexoni më shumë detaje

Ish-ambasadori amerikan në Izrael, Daniel Shapiro tha se ambasadorja tashmë e dorëhequr amerikane në OKB Nikki Haley, synon të kandidojë për presidente të Shteteve të Bashkuara.

“Nikki Haley synon të kandidojë për presidente, nëse jo në vitin 2020, atëherë në 2024. Ajo fitoi reputacion të mjaftueshëm për të mundur Donald Trumpin dhe skandalet e tij”, ka thënë Shapiro për radion ushtarake të Izraelit, transmeton zeri.info. Haley, megjithatë, ka mohuar se ka ndonjë plan për të ndjekur këtë funksion.

Mediat izraelite njoftojnë se Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë shpjegim të dorëheqjes së saj, të paraqitur dje, përveç dëshirës për të lënë funksionin pas dy viteve të punës në OKB.

Haley, nënë e dy fëmijëve që ndjekin kolegjin, thuhet se i tha presidentit Trump se është në shërbimin publik 14 vjet dhe se donte “pushim” për të fituar më shumë para në sektorin privat./Zeri