Vdekja e anëtarit të opozitës në Venezuelë, fajësohet qeveria e Maduros

Bota October 09, 2018 - 14:38
Lexo tjera detaje

Kombet e Bashkuara bën thirrje për një hetim transparent rreth vdekjes së anëtarit të opozitës venezueliane, Fernando Alban, pasi autoritetet në Karakas raportuan se ai kreu vetëvrasje teksa po qëndronte në paraburgim, shkruan AFP, transmeton zeri.info

Alban u burgos pas akuzave se ai mori pjesë në një sulm të dështuar me dron ndaj presidentit Nicolas Maduro më 4 gusht.

Avokati i Populllit të Venezuelës, William Saab, tha për televizionin shtetëror VTV se Alban u hodh nga një dritare prej katit të dhjetë të hënën, në selinë e shërbimit të inteligjencës, ku ai ishte në paraburgim.

Ndërkohë, zëdhënësja për zyrën e të drejtave në OKB, Ravina Shamdasani, u tha gazetarëve se qeveria e Karakasit ka "për obligim për t’i siguruar Albanin sigurinë, integritetin personal dhe dinjitetin".

"Ne jemi të shqetësuar për lajmet e vdekjes së tij ... Ne me të vërtetë bëjmë thirrje për një hetim transparent për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tij", shtoi ajo.

Partia e Drejtësisë fajësoi qeverinë e Maduros për vdekjen e Alban, i cili u arrestua të premten. Prokurori i Përgjithshëm ka premtuar një hetim tërësor për rastin./ZERI