Kina konfirmon se ka arrestuar shefin e INTERPOL-it

Bota October 07, 2018 - 20:33
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Kina ka konfirmuar se ka arrestuar kreun e Interpol-it, Meng Hongwei, raporton BBC.

Pekini tha se ai ishte nën hetim nga organi anti-korrupsion i vendit për shkelje të ligjit.

Meng, i cili gjithashtu është edhe zëvendësministër i sigurisë publike në Kinë, u raportua i zhdukur pas udhëtimit nga qyteti i Lyonit në Francë, ku është vendosur Interpol, në Kinë.

Familja e tij nuk kishte dëgjuar prej tij që kur u largua nga selia e Interpol’it më 25 shtator.Më parë, gruaja e tij, Grace Meng, u tha gazetarëve se mendonte se ai ishte në rrezik.

Ajo bëri një lutje emocionale për ndihmë ndërkombëtare për të gjetur burrin e saj.

Të shtunën, agjencia ndërkombëtare e policisë i kërkoi Kinës që të sqaronte statusin e zotit Meng duke thënë se ishin të shqetësuar për mirëqenien e presidentit të saj, përcjell kallxo.com.