SHBA-të i japin fund 'miqësisë' me këtë shtet

Bota October 05, 2018 - 08:21
Lexo detajet

Donald Trump dhe SHBA-të janë duke u larguar nga një traktat i vitit 1955 me Iranin.

Shtetet e Bashkuara janë duke u larguar nga një traktat i vitit 1955 me Iranin në përgjigje të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që i kërkoi Shteteve të Bashkuara të heqin sanksionet ndaj Teheranit për mallra të tilla si ilaçet, ushqimet dhe pjesët e aeroplanëve.

Traktati i Miqësisë krijoi marrëdhënie ekonomike dhe të drejta konsullore midis dy vendeve, transmeton Tch.

Tërheqja shënon treguesin më të fundit të tensioneve në rritje mes Uashingtonit dhe Teheranit.