Carpenter: Është koha që Maqedonia ta pranojë kompromisin

Bota September 26, 2018 - 18:37
Lexo detajet

Këshilltari i politikës së jashtme të ish-zv/presidentit amerikan, Joe Biden, Michael Carpenter ka shkruar se më 30 shtator qytetarët e Maqedonisë do të zgjedhin mes kompromisit që vendit i hap dyert për në NATO dhe integrim perëndimor ose nacionalizmit dogmatik që pamundëson bashkëpunimin ndërkombëtar.

“E ardhmja e tyre varet nga rezultati i referendumit” ka theksuar Carpenteri në një kolumnë për të përditshmen amerikane, “Foreign Policy”, duke shtuar  se “Votuesit nuk duhet ta lejojnë opozitën nacionaliste dhe ndikimin e jashtëm t’ua zënë rrugën”.

Carpenter po ashtu shkruan se Rusia në mënyrë aktive po mbështet fushatën nacionaliste kundër marrëveshjes, si në Maqedoni ashtu edhe Greqi.

“Ndonëse integrimi i Maqedonisë së vogël në NATO nuk do të paraqesë kërcënim ushtarak ndaj Moskës, kjo do ta zvogëlojë aftësinë e Kremlinit për ta shpërndarë ndikimin korruptiv në rajon. Kjo e ka nxitur Moskën që duke shfrytëzuar oligarkë, priftërinjtë, spiunë dhe diplomatë të organizojë dhe financojë kundërshtarët e marrëveshjes”, shkruan Carpenteri.

Image