Momenti kur Trump shkakton të qeshura me fjalimin e tij në OKB

Bota September 25, 2018 - 23:49
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar të qeshura gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

“Sot qëndroj para jush që të ndajë me ju progresin e jashtëzakonshëm që kemi arritur. Në më pak se dy vite, administrata ime ka arritur progres më shumë se të gjitha administratat në historinë e SHBA-ve”, ka thënë Trump, teksa një fjalim i tillë ka shkaktuar të qeshura në sallë.

“Shumë e vërtetë, nuk e prisja këtë, mirëpo në rregull”, ka thënë tutje Trump.

Fjalimi i Trump aty ishte i fokusuar tërësisht në zhvillimin ushtarak, sovranitetin e SHBA-ve si dhe zhvillimin ekonomik.