Masat kundër ndotjes nga veturat, Merkel paralajmëron BE-në

Bota September 25, 2018 - 20:20
Lexo tjera detaje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar për rrezikun e mbingarkesës së industrisë europiane të automjeteve, mes planeve të Komisionit Europian për objektivat e reja mbi ndotjen.

“Propozimet e Komisionit Europian ishin një pikënisje e arsyeshme”, deklaroi Merkel.

“Çdo gjë që shkon përtej kësaj sjell një rrezik që ne të largojmë industrinë e makinave nga Europa”, shtoi kancelarja, Merkel, përcjell Atsh.

Komisioni Europian ka sugjeruar një reduktim prej 30% të prodhimit të CO2-shit mes viteve 2021-2030 për makinat e reja.