Trump: Koreja e Veriut ka marrë 'masa inkurajuese'

Bota September 25, 2018 - 17:22
Lexo detajet

Presidenti Trump, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se Koreja e Veriut ka marrë “masa inkurajuese” pas samitit veror midis tij dhe Kim Jong Un.

Në takim, Koreja e Veriut dhe SHBA-të “ranë dakord se ishte në interesin e dy vendeve për të ndjekur denuklearizimin e gadishullit Korean”, raporton CNN, transmeton zeri.info

"Që nga ai takim, ne kemi parë tashmë një numër masash inkurajuese që ndokush mund të kishte imagjinuar, vetëm pak kohë më parë. Raketat dhe predhat nuk po fluturojnë më në çdo drejtim. Pengjet tona janë liruar, dhe siç është premtuam, mbetjet e heronjve tanë të rënë po kthehen në atdhe”, tha Trump.

Trump falënderoi Kimin për hapat që vendi i tij ka marrë, si dhe të tjerët që ndihmuan në këtë drejtim. “Unë gjithashtu dua të falënderoj shumë shtete anëtare që na ndihmuan të arrijmë këtë moment, një moment që është shumë më i madh se sa që njerëzit e paramendojnë./Zeri