Bota

Stoltenberg me mesazh Maqedonisë: Ju presim në NATO

Stoltenberg me mesazh Maqedonisë: Ju presim në NATO
23 shtator 2018 • 15 : 50

Lexo detajet

Tani është koha që të dëgjohet zëri juaj. Kjo është një mundësi që jepet njëherë në jetë. Dera e NATO-s është e hapur. Por, vetëm qytetarët e vendit tuaj mund të vendosim për ta kaluar. Prandaj, ardhmëria juaj është në duart tuaja. Ju presim në NATO, porositi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sërish treguat guxim, thotë në video fjalimin Stoltenberg, për ta kaluar rrugën tuaj personale drejt pavarësisë, paqes dhe sigurisë. Marrëveshja historike për kontestin me emrin e hap mundësinë për anëtarësim të barabartë në bashkësinë ndërkombëtare, duke e përfshirë anëtarësimin e barabartë në NATO.

"Anëtarësimi në NATO do t'ju japë shans juve dhe fëmijëve tuaj siguri që vjen kur jeni pjesë e aleancës më të suksesshme në botë dhe do t'i japë vendit tuaj votë të barabartë në diskutimet tuaja dhe deklarim të barabartë në vendimet tuaja", deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg.

 

© zëri.info