Ndërron jetë presidenti i Vietnamit

Bota September 21, 2018 - 08:51
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Presidenti i Vietnamit Tran Dai Quang, pjesëtar i krahut konservativ i partisë komuniste, vdiq në moshën 62 vjeçe, kanë kumtuar mediet shtetërore.

“Presidenti “Tran Dai ka vdekur në spital”, ka transmetuar agjencia  shtetërore VNA.

Tran ishte sëmurë rënd rreth një muaj, por edhe më tutje i kryente funksionet zyrtare, përkundër gjendjes gjithnjë e më të keqe. Nuk është kumtuar prej cilës sëmundje lëngonte.

Prej vitit 2016 është pjesë e dyshit konservativ në krye të shtetit, me kryeministrin Nguyen Xuan Phuc.

Përveç rolit kryesisht ceremoniale të shefit të shtetit, Tran ishte në mes të personave kyç në qeverinë vietnameze dhe anëtar i Politbyrosë së Partisë Komuniste të Vietnamit.

Ky trup në të vërtetë është përgjegjës për të gjitha vendimet më të rëndësishme në vend, ndërsa lideri i vërtet është sekretari gjeneral i partisë Nguyen Phu Trong.

Kështu vdekja e presidentit nuk do ta destabilizojë qeverinë vietnameze. Tran, ish ministër i sigurisë publike, një prej ministrive kyçe, ka shënuar mandatin e vet me represion. Në burgjet e Vietnamit gjenden dhjetëra të burgosur politike, blogerë dhe gazetarë.

Ai është gjenerali i parë i policisë i cili u zgjodh për president të Vietnamit.

Zgjedhja e tij konfirmoi dominimin politik të krahut konservativ të partisë, pasi kongresi i cili u mbajt në vitin 2016 u shënua me luftë të ashpër në mes të konservatorëve dhe reformistëve./Insajderi