Kim Jong-un dërgon një pako të çuditshme në Korenë Jugore

Bota September 20, 2018 - 15:56
Lexo detajet

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un ka dërguar një dhuratë speciale homologut të tij jugkorean Moon Jae-in, një sasi të madhe të kërpudhave “Macutake”, ka thënë zëdhënësi i kabinetit të presidentit të Koresë Jugore.

“Derisa presidenti dhe bashkëshortja e tij ishin në vizitë në Korenë Veriore, dhurata e Kim Jong-unit ka arritur në mëngjes në bazën ushtarake në Seul. Fjala është për dy tonë kërpudha”, ka thënë Yong Yung.

Moon ka dhënë instruksione për kabinetin e tij që kërpudhat të ndahen në mënyrë të barabartë të gjithë familjeve të ndara në Jug të cilat nuk kanë arritur të takohen me të afërmit e tyre në Korenë Veriore, transmeton Jonhap.

“Shpresoj që kërpudhat me aromën e Koresë Veriore të paprekur do t’iu ofrojnë ngushëllim”, ka thënë Moon me këtë rast.

Dhjetëra mijëra njerëz janë ende të ndarë nga familjet e tyre pas Luftës Koreane të viteve 1950-1953./Insajderi