Sirianët votojnë në zgjedhjet lokale për herë të parë pas shtatë vjetësh

Bota September 16, 2018 - 16:59
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Sirianët që jetojnë në zona të kontrolluara nga qeveria, kanë hedhur votën e tyre të dielën në zgjedhjet e para lokale që nga viti 2011, kur shpërtheu kryengritja kundër udhëheqjes së Presidentit Bashar al-Assad.

Shtatë vjet nga votimet e fundit, konflikti ka lënë të vrarë 360,000 persona, ka detyruar miliona të zhvendosen dhe ka shkatërruar ekonominë.

Tani, trupat siriane kanë kthyer kontrollin e rreth dy të tretave të shtetit, pas fitoreve kryesisht në Damask dhe Sirinë jugore.

Më shumë se 6,550 qendra votimi u hapën të dielën në zonat e kontrollit qeveritar.

Më shumë se 40,000 kandidatë do të garojnë për 18,478 ulëse në këshillet lokale administrative. /REL/