Patentëshoferët e Britanisë mund të mos vlejnë në BE

Bota September 13, 2018 - 18:53
Lexo detajet

Shoferët e Britanisë së Madhe, mund të kenë nevojë për leje të veçanta nëse ata udhëtojnë drejt shteteve të Bashkimit Europian.

Kjo mund të ndodh nëse përfundimisht Britania largohet nga BE pas BREXIT-it të vitit 2016, transmeton Klan Kosova.

Qeveria atje ka paralajmëruar shoferët se pas marsit 2019 “patentëshoferi juaj nuk mund të jetë më i vlefshëm në BE” nëse nuk ka ndonjë marrëveshje paraprake për qarkullim ne shtetet e Bashkimit Europian.