Juncker: Bota ka nevojë për një Evropë të fortë dhe të bashkuar

Bota September 12, 2018 - 13:38
Lexo detajet

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker para përfaqësuesve të Parlamentit Evropian mbajti fjalimin e tij vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian.

   Në fjalimin e tij të katërt në mandatin e tij, ai së pari komentoi arritjet në vitin e kaluar. Ai gjithashtu foli për problemet aktuale me të cilat ballafaqohet Bashkimi, përfshirë edhe krizën e emigrantëve, si dhe paraqiti vizionin e tij për të ardhmen e Bashkimit Evropian, raporton Vijesti.hr, transmeton zeri.info

"Siç thashë, bota e sotme ka nevojë për një Europë të fortë dhe të bashkuar, një Evropë që punon për paqen, marrëveshjet tregtare, marrëveshjet monetare të qëndrueshme, edhe në qoftë se dikush tjetër diku i shmanget luftërave monetare. Nuk më pëlqen kur njerëzit nuk interesohen për interesat e tyre! Nëse Evropa e kupton më mirë rëndësinë e saj politike, ekonomike dhe ushtarake të kombeve dhe popujve të saj- më kurrë nuk do të jemi të vetmuar në skenën globale. Dhe ky është çmimi që ne jemi të gatshëm të paguajmë", tha ai./Zeri