Aeroplani më i madh në botë qëndron i fshehur në një magazinë

Bota September 02, 2018 - 22:26
Lexo tjera detaje

Në periferi të Kievit, diku në mes të stacioneve të metrosë të qytetit Nyvky dhe Sviatoshyn, ndodhet një ndërtesë e zymtë industriale ku mund të kaloni një mijë herë pa e kuptuar se përmban një sekret të jashtëzakonshëm.

Brenda mund të gjendet kapitulli i papërfunduar i njërës prej bëmave më të mëdha të aviacionit sovjetik, të konceptuar ndonjëherë.

I vetmi informacion është madhësia e ndërtesës. Është gjigande dhe kështu duhet të jetë.

Aeroplani është një Antonov An-225, i konceptuar nga inxhinierët sovjetikë në ditët e Luftës së Ftohtë, si një gjigant që sfidon gravitetit dhe që do ndihmonte në garën e vazhdueshme të komunizmit në hapësirë dhe doniminin e lindjes në 'qielli'.

Vetëm një An-225 u ndërtua nga kompania Antonov me bazë në Kiev.

Me emrin Mriya, fillimisht mori fluturimin në vitin 1988 dhe ka qenë në shërbim që nga ajo kohë, duke tërhequr turmat e admiruesve kudo që fluturonin krahët e saj të mëdhenj.

U nis të ndërtohej një aeroplan i dytë, por mbeti i papërfunduar. Ndërsa Mriya po thyen rekordet botërore në qiell, binjaku i saj ende qëndron në copa, vetëm në gjendje 'të ëndërrojë' të largohet nga toka.

Por historia nuk mbaron këtu. Raportohet nga CNN se Antonov mbetet optimiste për të ngritur në qiell edhe An-225.

Nëse përfundon ndonjëherë aeroplani do të ketë një gjatësi prej 84 metrash, 9 metra më i gjatë se avioni më i madh i pasagjerëve Airbus A380.

Është një pamje mbresëlënëse, edhe pse është paksa dëshpëruese për të parë këtë avion potencialisht madhështor të ndarë në copëza.

Image

Image