Bill Clinton dhe Barack Obama kujtojnë senatorin McCain

Bota August 26, 2018 - 12:42
Lexo detajet

Ish presidentët amerikan, Barack Obama dhe Bill Clinton kanë lëshuar deklarata pas lajmit për vdekjen e senatorit, John McCain.

Obama shfrytëzoi Twitter-in për të shkruar një status në emër të tij dhe gruas Michelle Obama, për të nderuar “detyrimin politik” të John karshi Shteteve të Bashkuara.

“Pak prej nesh janë testuar ashtu si dikur u testua John, ose për të treguar llojin e guximit të cilin ai e bëri. John na tregoi se çfarë do të thotë kjo. Dhe për këtë, ne jemi borxhlinj ndaj tij", ka shkruar Obama.

Barack dhe John konkurruan kundër njëri-tjetrit në garën presidenciale në vitin 2008.

Edhe Bill dhe gruaja e tij, Hillary Clinton, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke falënderuar John për shërbimin e tij gjatë viteve, duke dërguar gjithë dashurinë e tyre për gruan e tij dhe familjen.