Dalin në shesh manipulimet gjatë fushatës elektorale në SHBA

Bota August 22, 2018 - 15:06
Lexo për më shumë detaje

 

Ish avokati i Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Michael Cohen, është shpallur fajtor ne një gjykatë të Nju Jorkut pasi ka bërë shkeljen e ligjeve për financim të fushatës elektorale, përcjell”Zeri.info”.

Ai pohoi se e kishte bërë këtë për “kandidatin” ku si qëllim kryesor e kishte ndikimin në zgjedhje, vazhdon më tutje “Zeri.info”.

Ai pranoi se ishte i lidhur mbi pagesat e grave të cilat supozohet se kishin afera me presidentin e tanishëm amerikan.

Donald Trump ende nuk ka komentuar në lidhje më këtë situatë, në maj kishte deklaruar që kishte paguar Cohen, pastaj ka mohuar çdo lidhje më të.

Avokati Cohen, 51 vjecar pranoi tetë akuzat të martën, duke përfshirë mashtrimin për taksa, bankat, i cili tani ka arritur një marrëveshje me prokurorët për zvogëlimin e dënimit deri në 5 vjet e tre muaj, duke pohuar akuza të cilat mund të dërgojnë presidentin në mocion (impeachment) mosbesimi/ZERI/.