Rusia do të dërgojë sistemet e mbrojtjes raketore S-400 në Turqi më 2019

Bota August 21, 2018 - 18:49
Lexo detajet

Kompania shtetërore ruse për eksportin e armëve, Rosoboronexport thotë se do të nisë dërgimin e sistemeve anti-raketore S-400 për në Turqi, në vitin 2019.

Rosoboronexsport gjithashtu tha se do të ndalojë shitjen për konsumatorët e huaj me dollarë amerikanë, duke i lejuar ata që të blejnë armë me valutat e tyre kombëtare.

Ky njoftim vjen në kohën kur Turqia po ballafaqohet me krizën, pas zhvlerësimit të valutës kombëtare, lirës dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë më 20 gusht se kriza e valutës së Turqisë është si rezultat i “sulmit” ndaj ekonomisë së vendit.

Uashingtoni ka shprehur shqetësim lidhur me blerjen e sistemeve ruse S-400 nga Turqia, duke argumentuar se vendosja e këtyre sistemeve do të vinte në rrezik disa armë të prodhura nga SHBA-ja, të cilat i përdorë Ankaraja, përfshirë këtu edhe avionët luftarakë të tipit F-35.