Video e re e tragjedisë, ja si nisi zjarri që shkaktoi 96 viktima në Athinë

Bota August 21, 2018 - 16:46
Lexo detajet

Kanë kaluar dy javë nga tragjedia e Athinës, ku 96 banorë e turistë të vendosur në zonën Mati të Atikës lindore humbën jetën si pasojë e zjarrit që shkrumboi këtë pjesë të Greqisë.

Dhimbja nga tragjedia ende nuk ka kaluar dhe autoritet vijojnë ende hetimet për zbulimin e shkaqeve që çuan në ndezjen e zjarrit të frikshëm. Ndërkohë mediat greke shpeshherë publikojnë foto dhe video të reja nga ngjarja.

Këtë herë gazeta prestigjioze, “Kathimerini” ka publikuar një video ekskluzive, të marrë nga kamerat e sigurisë në një vilë, që tregon momentet e para kur u ndez zjarri “përbindësh”.

LEXO EDHE: Tragjedi tjetër në Itali, 11 të mbytur në Kalabri

Videoja hedh dritë mbi atë që ishte mbetur mister lidhur me shkakun e rënies së zjarrit. Aty shihet se flakët kanë nisur në orën 4:41, të 23 korrikut dhe dyshohet se dikush nga banorët ka djegur bar ose diçka tjetër, por më pas situata ka dalë nga kontrolli.

Materiali në fjalë po hetohet nga ekspertët dhe konsiderohet si “çelësi” që do të shuante dilemat e tragjedisë. /gsh/