U qëllua ambasada e amerikane në Ankara

Bota August 20, 2018 - 09:10
Lexo tjera detaje

Disa të shtëna janë shkrepur në Ambasadën amerikane në Ankara por askush nuk është lënduar, lajmërojnë mediet turke. Sulmuesi apo sulmuesit e panjohur më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bëhen gjithnjë e më të tensionuara në javët e fundit, mosmarrëveshjet e tyre tregtare dhe diplomatike gjithnjë e më të mëdha i kanë shtuar edhe më tepër proglemet ekonomike të Turqisë.

Turqia ka refuzuar ta lirojë pastorin amerikan Andrew Brunson të arrestuar me akuza për spiunazh dhe lidhje me lëvizjen e imamit Fethulah Gulen.

Dy vendet i kanë rritur doganat për njëri tjetrin, ndërsa SHBA i ka sanksionuar dy ministra turk.

Në ndërkohë lira turke e ka humbur vlerën për më tepër se 35 për qind në raport me dollarin prej fillimit të vitit.