Vatikani thyen heshtjen për skandalin krishter

Bota August 17, 2018 - 11:27
Lexo për më shumë detaje

Selia e Shenjtë shpreh keqardhjen për raportin e publikuar i cili ka shkaktuar një skandal në botën krishtere.

Vatikani  ka shprehur "keqardhje dhe pikëllim" pas një raporti të ashpër të jurisë së Pensilvanisë në lidhje me klerikët të cilët përdhunuan fëmijët, duke e dënuar ashpër këtë abuzimin "penalisht dhe moralisht të dëmshëm", përcjell”Zeri.info”

Viktimat dhe avokatët e tyre për dekada me radhë janë ankuar se klerikët më të lartë katolikë në mënyrë të përsëritur kanë përdorur reputacionin e kishës si dhe ata u detyruan t’i mbrojnë fëmijët nga dëmtimet, nga priftërinjtë pedofil, pasi për shumë vite kanë shfrytëzuar pozitën e tyre.

Raporti i shumëpritur i jurisë ishte plot me shembuj të gjallë të abuzimit të tmerrshëm, duke tronditur botën, në një shembull të tillë, një vajzë e re u përdhunua nga një prift që e vizitonte ndërsa ishte në një spital pas operacionit për të hequr bajamet, përcjell”Zeri.info”

Keqpërdorimi ka  njollosur reputacionin e Kishës Katolike në shumë vende të tjera, ku është bërë  shkundja e besimit, ku kisha mendohej të ishte një ambient i sigurt për gjithë shoqërinë, transmeton “Zeri.info”.

Burke tha se incidentet e abuzimit të dokumentuara në raport ajnë "tradhti për besimit krishte i cili njollosi të mbijetuarit si dhe dinjitetit dhe besimit e tyre".

Para Françesko nuk është cituar në deklaratë vetëm se ka pohuar se dëshiron ta shkatërrojë këtë “Tmerr tragjik”/ZERI/.