Qeveria italiane kërkon llogari nga kompania që ndërtoi urën

Bota August 17, 2018 - 10:02
Lexo për më shumë detaje

Qeveria italiane ka kërkuar nga kompania e ndërtimit të urës së Xhenovës, t’a rindërtojë atë me shpenzime të veta duke e cilësuar si shkaktare kryesor, përcjell”Zeri.info”.

Ministria e Transportit italian poashtu ka pohuar se dëshiron që rindërtimi i saj të përfundojë brenda një kohe të kufizuar, në mënyrë të filloj rindërtimi i zonave të dëmtuara nga rënia, duke i dhënë 15 ditë afat të deshmojë se a i ka mbushur të gjitha detyrimet e saj, vazhdon më tutje “Zeri.info”.

Është hapur një hetim ndaj kompanisë, pasi që shembja e saj la të vrarë 38 persona dhe shumë të tjerë të lënduar dhe nëse zbulohet se autostrada ka shkelur kushtet ajo do të gjobitet deri në 150 milonë euro/ZERI/.