Trump në “luftë” me mediat; 350 redaksi lajmesh i kundërpërgjigjen

Bota August 16, 2018 - 18:39
Lexo detajet

Shtypi dhe zyra e presidentit të Shteteve të Bashkuara kanë patur prej kohe lidhje të ngushta pune, ndonëse shpesh antagoniste, por që nga ardhja e presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhëniet janë bërë toksike.

Presidenti Trump e ka cilësuar vazhdimisht median si “armik i popullit”. Ai e ka cilësuar shtypin “të rrezikshëm dhe të sëmurë”, madje ai është shprehur se gazetarët mund “të shkaktojnë luftë”.

Disa media amerikane po deklarojnë se janë ngopur me retorikën e presidentit, të cilën ata e dënojnë si të rrezikshme. Gazeta në mbarë vendin po i kundërvihen presidentit, përmes një fushate editoriale të paparë dhe të koordinuar, duke botuar sot artikuj redaksionalë mbi lirinë e shtypit. Nisma ishte e gazetës The Boston Globe, e cila deklaroi se “lufta e fëlliqur ndaj shtypit duhet të marrë fund”. Sipas gazetës, 350 media i janë bashkuar nismës së saj.

Redaktori përgjegjës i artikujve redaksionalë të gazetës The New York Time, James Bennet u tha punonjësve të gazetës se “botuesi e mbështet këtë kauzë dhe në një kohë kur gazetat në mbarë vendin janë nën trysni ekonomke edhe politike, ne mendojmë se është e rëndësishme të tregojmë solidaritetin tonë.”

LEXO EDHE: Macron: Stabliteti i Turqisë i rëndësishëm për Francën

Sipas presidentit Trump, i cili bëri publik një takim privat të muajit të kaluar me botuesin e gazetës New York Times A. G. Sulzberger, në takim u diskutua “për sasinë e madhe të lajmeve të rreme që dalin nga shtypi”.

Botuesi Sulzberger, lëshoi më pas një deklaratë duke thënë se gjuha e presidentit ishte “jo vetëm përçarëse, por përherë e më e rrezikshme”.

“Gazetarët dhe redaktorët janë qenie njerëzore, që bëjnë edhe gabime. Korrigjimi i tyre është jetik për punën tonë”, shkruante të enjten në artikullin e saj redaksional gazeta New York Times. “Por këmbëngulja se lajmet që nuk të pëlqejnë janë ‘lajme të rreme’ është e rrezikshme për demokracinë. Dhe t’i quash gazetarët ‘armiq të popullit’ është e rrezikshme, pikë.”

Gazetat që iu bashkuan fushatës të së enjtes, gazeta të mëdha e të vogla, të të gjithë spektrit politik, do të shkruajnë artikujt e tyre redaksionalë, jo domosdoshmërisht duke përdorur të njejtën retorikë si gazeta e qendrës-së-majtë Boston Globe.

“Ajo që më përlqen nga kjo përpjekje e bashkërenduar, nuk është se ne kemi një mesazh të njejtë si të tyren, pasi ata mund të kenë një mesazh më agresiv”, thotë David Plazas, editori i artikujve redaksionalë i gazetës The Tennessean ënë Nashvill. “Mesazhi ynë është është në mbështetje të vlerave tona, është në mbrojtje të Amendamentit të Parë, është në mbrojtje të qëndrimeve të civilizuara dhe për t’i dhënë zë njerëzve që nuk u dëgjohet zëri”.

Në gazetën The Tennessean, një nga më të mëdhatë në një shtet që votoi në favor të presidentit Trump në raportin dy me një, artikulli redaksional i së nuk e vë në shënjestër zotin Trump.