24 të vdekur nga rrotullimi i autobusit në Ekuador

Bota August 14, 2018 - 20:16
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

24 persona kanë mbetur të vdekur dhe 19 të tjerë janë lënduar pas rrotullimit të një autobusi nga Kolumbia në një shtegun e rrugëve “Quito” në kryeqytetin e Ekuadorit, ndryshe i njohur si “kurba e vdekjes”.

Lajmin e kanë konfirmuar shërbimet emergjente të Ekuadorit.

Brenda autobusit sipas policisë së këtij shteti kishte edhe udhëtarë venezuelas.
“Numri më i madh i të vdekurve janë kolumbianë, është një aksident shumë i komplikuar dhe po mbledhim informacion”, ka thënë sekretari i sigurisë së Quitos, Juan Zapata, shkruan Reuters, përcjell Klan Kosova.

Aksidenti ndodhi në rrugën Pifo-Papallacta, e konsideruar si një nga më të rrezikshmet e Ekuadorit. Autoritetet ende nuk kanë arritur të përcaktojnë shkakun e aksidentit, megjithatë kanë bërë të ditur se autobusi goditi një kamion dhe pastaj u rrotullua.

Rrugët e ekuadorit janë shumë të rrezikshme dhe aksidentet me autobus ndodhin shpesh për shkak të shpejtësisë së lartë dhe dështimeve mekanike të autobusëve.