Konfirmohen 11 viktima, dyshohet për qindra të tjerë pas shembjes së urës në Gjenovë

Bota August 14, 2018 - 15:11
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Si pasojë e shembjes së një pjese të urës në Gjenovë në gjatësi prej mbi 100 metra, deri më tani janë konfirmuar 11 të vdekur, mirëpo, dyshohet se nën rrënoja mund të ketë edhe shumë të tjerë, pasi ka me dhjetëra makina të bllokuara, transmeton Zeri.info.

Me qindra zjarrfikës dhe ekipe tjera të emergjencës tashmë janë në vendngjarje, ku po mundohen të nxjerrin nga rrënojat personat e bllokuar.

Dëme dhe viktima ka edhe në shtëpi dhe objekte tjera të banimit, pasi mbi to kanë rënë copëza të mëdha betoni./ZERI   

Image