Europa në alarm, përgatitje për luftë kibernetike

Bota August 14, 2018 - 15:06
Lexo detajet

Siguria kibernetike është kthyer në një shqetësim serioz për të gjithë. Kohët e fundit duket se qeveria gjermane po investon për sigurinë kibernetike, por deri më tani investimet duket se nuk janë të mjaftueshme.

Rreziqet më të mëdha me të cilat tërheqin vëmendje ekspertët ushtarakë janë, gara e armatimit e shumë shteteve, terrorizmi islamik apo konfrontimi me Rusinë apo me Korenë e Veriut.

Sulmet kibernetike nuk kanë lënë pas dhe Gjermaninë, ku hakerët arritën të depërtojnë në rrjetin e kompjuterave të qeverisë gjermane, apo të disa koncerneve në Gjermani.

Nuk ka javë që ekspertët të mos zbulojnë sulme të reja. Gjurmët e tyre të çojnë shpesh në Rusi, Kinë apo Korenë e Veriut.

Për këtë shkak qeveria gjermane po investon prej vitesh për sigurinë kibernetike. Në Bonn gjendet Komanda e ushtrisë gjermane Bundeswehr për Mbrojtjen nga Sulmet Kibernetike (CIR), e cila u përurua në vitin 2017. Në të punojnë deri tani 260 ushtarakë dhe civilë.

Ata merren me mbledhjen e informacioneve për shërbimin sekret të ushtrisë, sigurinë kibernetike dhe mbledhjen e informacioneve gjeografike.

Mbrojtja kibernetike është bërë e rëndësishme jo vetëm për shkak të sulmeve ndaj sistemeve të kompjuterave të qeverisë apo firmave gjermane.

Sipas njoftimeve të organeve të rendit spiunazhi dhe sabotimet kibernetike si dhe fushatat e desinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme, bëjnë pjesë sot ndër instrumentet standarde tä shërbimeve sekrete të huaja si dhe të hakerëve sidomos nga Rusia, Kina dhe Irani. /Faktor.al