Shembet ura!

Bota August 14, 2018 - 14:07
Lexo detajet

Ura e madhe pranë qytetit verior të Gjenovës në Itali është shembur, transmeton “Zëri.info”.

Vetëm një pjesë e autostradës e cila është e gjatë rreth 100 metra është shembur.

Sipas raporteve të pakonfirmuara, një numër i makinave mund të jenë të përfshirë në këtë incident.

Fotografitë nga skena tregojnë një pjesë të madhe të rrënojave nën urë si dhe një imazh i cili tregon një kamion të vendosur në fund të urës që mbijetoi duke mos rënë poshtë.

Policia është duke u marrë me këtë rast mirëpo ende nuk raportohet për viktima. /Zëri

Image 
Image 
Image