Ju vihet zjarri 80 automjeteve

Bota August 14, 2018 - 12:45
Lexo për më shumë detaje

Dhjetra makina janë kapluar nga zjarri në Suedi gjatë natës, autoritetet suedeze kanë thënë se është një bashkëveprim i cili do të ndjeket penalisht për autorët e ngjarjes, duke dënuar rëndë këtë dëm,  përcjell”Zeri.info”.

Supozohet se deri në 80 automjete u dëmtuan nga bandat e të rinjve të veshur me të zeza, duke filluar nga ora 21:00, vazhdon më tutje “Zeri.info”.

Pjesa më e madhe e dëmit ndodhi në qytetin perëndimor të Gothenburgut, por incidentet u raportuan edhe në qytetet më të largëta, poashtu ka reaguar edhe Kryeministri Stefan Lofven duke thënë se: "Duket shumë i koordinuar, pothuajse si një operacion ushtarak".

Makinat gjithashtu u dëmtuan edhe në Trollhattan në veri të Gothenburgut dhe në Falkenberg në jug, të  rinjtë e maskuar thyen dritaret e makinave para derdhjes së lëngjeve të ndezshme,kanë shtuar mediat suedeze , ata gjithashtu kanë hedhur gurë  në drejtim të policisë, vazhdon më tutje”Zeri.info”.

Image

Përkundër dëmtimit të pronës  nuk ka pasur raportime për ndonjë lëndim, policia poashtu ka raportuar kapjen e disa prej  autorëve duke kontaktuar edhe me prindërit e tyre, mirëpo ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë mbi identifikimin e tyre/ZERI/.