A mund të rrëzohet ‘Sulltani’ i Turqisë?

Bota August 14, 2018 - 09:43
Lexo detajet

Në kontestin diplomatik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vendeve evropiane, udhëheqësi turk ia vesh vështirësitë ekonomike ‘luftës ekonomike’ të cilën po e zhvillojnë shtetet e fuqishme botërore, por populli turk nuk beson në këtë, shkruan gazeta “Politico”, e cila ka dhënë qëndrimin se qeveria turke është fajtori i vetëm, transmeton "Zëri.info". 

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka ardhur në pushtet menjëherë pas krizës financiare të vitit 2001, e cila kishte vulosur karrierën e shumë politikanëve. Pasi të premten vlera e lirës turke kishte rënë për gati 8 për qind në krahasim me një ditë më parë, çka është devalvimi më i madh në nivel ditor i monedhës turke që nga ardhja e Erdoganit në pushtet, shumica pyesin nëse edhe ai do të bie.

Në kontestin diplomatik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vendeve evropiane, udhëheqësi turk ia vesh vështirësitë ekonomike ‘luftës ekonomike’ të cilën po e zhvillojnë shtetet e fuqishme botërore, por populli turk nuk beson në këtë, shkruan gazeta “Politico”, e cila ka dhënë qëndrimin se qeveria turke është fajtori i vetëm, transmeton më tutje "Zëri.info".

Kriza globale financiare e vitit 2008 u kishte siguruar vendeve të reja industriale siç ishin Turqia çasje në kapitalin e lirë, prandaj kompanitë private turke kishin marrë kredi të huaja në vlerë mbi 340 miliardë dollarë. Tani rezervat federale amerikane e kanë kufizuar rrjedhjen e parasë së lirë, prandaj shtetet e reja industriale, përfshirë edhe Turqinë, kanë probleme që t’i servisojnë borxhet në valutë të huaj.

Mbi të gjitha, vlera e lirës turke në krahasim me dollarin amerikan, ka rënë për 44 për qind gjatë këtij viti, prandaj shumë kompani kërkojnë nga bankat rifinncimin e borxheve. Kriza ka kaluar edhe në sektorin financiar në atë masë sa banka qendrore evropiane ka paralajmëruar se borxhi ndaj bankave evropiane, ka kaluar shifrën prej 166 miliardë dollarë.

Në ndërkohë, Ankaraja ka arrestuar më shumë se 50 shtetas të huaj dhe të punësuar, në baza të arsyeve politike, në kuadër të politikës kundraproduktive të Erdoganit ‘diplomacia e pengjeve’, e cila ka për qëllim që të shantazhojë për lëshime nga aleatët turk në Perëndim.

Taktika e shfrytëzimit të njerëzve të pafajshëm të arrestuar si atu në bisedime, jo vetëm që ka rrënuar autoritetin e Turqisë në botë, por edhe ka shkaktuar krizën më të madhe mes Uashingtonit dhe Ankarasë pas embargos ushtarake e cila ka zgjatur 42 muaj dhe ka ndodhur ems vitit 1975 dhe 1978.

Kur autoritetet turke në vitin 2016 kanë arrestuar Andrew Branson, priftin nga Karolina Veriore i cili në Turqi në mënyrë të qetë ka kryer detyrën e tij për më shumë se 20 vite, askush nuk ka mundur të supozojë se ai rast mund të shkaktojë krizë diplomatike dhe të përshpejtojë dështimin ekonomik të Turqisë, shkruan “Politico”.

Rezistenca e Erdogan

Tentimet amerikane për të liruar Bransonin, për të cilin insistohet se është i pafajshëm dhe se në burg gjendet nën akuzën absurde të spiunazhit, terrorizmit dhe planifikimit të puçit, jo vetëm që ka hasur në rezistencën e ashpër të Erdoganit, por edhe ka nxitur retorikën anti-amerikane të zyrtarëve të lartë turk. Në kohën kur politikanët në anën tjetër të Atlantikut po kalojnë në ndasinë më të madhe në historinë amerikane, Erdogan ka arritur gati të pamundurën: që të bashkoj Republikanët dhe Demokratët, me ç’rast Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë kanë aplikuar një varg masash hakmarrëse ndaj Turqisë. Përveç ligjeve të propozuara në Kongres me qëllim që të bllokohet qasja e Turqisë në institucionet financiare ndërkombëtare dhe të pamundësojë blerjen e avionëve luftarak Stealth F-35, Trump ka futur sanskone ndaj dy ministrave turq, derisa në të njëjtën kohë ka dyfishuar tarifat ndaj çelikut dhe aluminit që vjen nga Turqia.

Ekonomia turke ndoshta ka arritur pikën ku nuk ka më kthim. Edhe nëse Erdogan e ndryshon plotësisht qasjen dhe liron pengjet amerikane që gjenden në burgjet turke, nuk do të mund të normalizojë marrëdhënie bilaterale me Uashingtonin dhe as të stabilizojë ekonominë. Me këtë ka ndihmuar Iranin që të shmangë sanksionet amerikane në kuadër të planit gjithëpërfshirës i cili kishte nënkuptuar edhe frenimin e zyrtarëve turk ndaj xhihadistëve në kufirin turk me Sirinë, Erdogan ka shkakruar dëm të pariparueshëm në autoritetin turk mes investitorëve, e mos të flasim për marrëdhënie diplomatike, përfundon gazeta “Politico”.

Erdogan: Lufta ndaj ekonomisë turke do të vazhdojë

Në një fjalim të mbajtur në Ankara, në 10-vjetorin e Konferencës së përvitshme të Ambasadorëve, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë të hënë se, pret që sulmet ndaj ekonomisë turke do të vazhdojnë. Megjithatë, ai parashikoi se lira turke do të rikthehet në “nivele racionale” shumë shpejt, pasi monedha turke ra në nivelin më të ulët rekord, duke u këmbyer me më shumë se 7 dollarë amerikanë.

Erdogani, i cili e përshkroi rënien e lirës si pasojë e një komploti, më shumë sesa parimeve fundamentaliste ekonomike, tha gjithashtu se përhapja e lajmeve të rreme mbi ekonominë ishte një tradhti dhe se veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin një “thikë pas shpine” kundër Ankarasë. Reagimi i presidentit turk erdhi në ditën kur lira turke regjistroi minimumin historik kundrejt dollarit amerikan, e po ashtu në ditën kur Banka Qendrore e Turqisë vendosi të ndërmarrë masa për rikuperimin e saj. Por, pasojat e krizës turke rrezikuan këtë të hënë edhe euron, si pasojë e frikës së investitorëve se kriza mund të përhapet edhe më tej. /Zëri