Thellohet kriza në Turqi

Bota August 13, 2018 - 08:45
Lexo për më shumë detaje

Turqia ka premtuar  se do të ndërmarrë veprime kundër kësaj krize ekonomike e cila ka kapluar vendin, pasi lira ka pësuar një rënie shumë të madhe , shkruan BBC News, përcjell“Zeri.info”.

Ministria e Financave ka pohuar se nga dita e sotme do të merren vendime me hapat të sigurtë për të ruajtur ekonominë e vendit, vazhdon më tutje “Zeri.info”.

 Lira ka humbur 20% të vlerës së saj  kundrejt dollarit ditën e premte, ka rënë më shumë se 40% se sa vitin e kaluar.

Goditja e fundit që ka pësuar ekonomia e Turqisë është përshkak se Presidenti i SHBA-së ka dyfishuar tarifat për alumimin dhe çelikun turk, përcjell”Zeri.info”.

Kanë filluar shqetësimet për investitorët dhe asestet e tyre, sipas minsitrit Turqia do t’i ndjeke disa hapa të shpejtë për t’a tejkaluar këtë krizë, ku do t’iu ndihmojë bankave, bizneseve të mëdha , të mesme dhe të vogla , vazhdon më tutje “Zeri.info”.

Presidenti turk ka pohuar së gjithë kjo krizë është  komplot kundër shtetit të tij/ZERI/.