E vret liderin e ISIS’it me snajper nga 2 kilometra e gjysmë

Bota August 12, 2018 - 20:20
Lexo detajet

Një snajper britanik e ka qëlluar për vdekje një xhihadist nga një largësi prej 2.5 kilometrash. Kjo thuhet te jetë edhe distanca më e gjatë e vrasjes nga një snajper i forcave elite britanike.

Viktima u qëllua në gjoks derisa rasti ka ndodhur në Afganistan.

Lideri i ISIS’it, i cili ishte ne listën e të kërkuarve në Britaninë e Madhe dhe në SHBA vdiq menjëherë.

Arma me të cilën u vra terroristi është nxjerrë nga përdorimi dhe është kthyer në Hereford për të shënuar të shtënën e pabesueshme.

Snajperi u ndihmua nga një aparat për vlerësimin e shpejtësisë së erës, derisa ai thuhet se mori parasysh edhe shpejtësinë e dritës dhe nxehtësinë.

Image