Katër të vrarë nga sulmi i armatosur në Kanada, vazhdojnë të shtënat

Bota August 10, 2018 - 14:06
Lexo lajmet më të fundit nga vendi. rajoni dhe bota

Siç raportojnë mediat kanadeze, disa minuta më parë ka ndodhur një sulm i armatosur ku deri më tani nga të shtënat me armë, kanë mbetur të vdekur së paku katër persona, transmeton Zeri.info.

Ky sulm ka ndodhur në qytetin Nju Brunsvik. Sipas mediave, të shtënat ende po vazhdojnë, ndërsa në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policore. Policia ka bërë të ditur se ka shumë të vrarë dhe ka urdhëruar banorët të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të shmangin zonën në fjalë.

Sipas informatave, sulmuesi është në arrati dhe kohë pas kohe dëgjohen të shtëna. Tani për tani nuk ka informata rreth autorëve apo natyrës së sulmit./ZERI