Kolumbia njeh Palestinën si shtet të pavarur

Bota August 10, 2018 - 13:38
Lexo për më shumë detaje

Presidenti kolumbian Iván Duque po përballet me një konflikt diplomatik me Izraelin në javën e tij të parë në detyrë pasi qeveria që po largohet njohu Palestinën vetëm disa ditë para përfundimit të mandatit të saj, përcjell”Zeri.info”.

 

Njoftimi u bë i publikuar të mërkurën, me ane të një letre drejtuar Ministrit të Jashtëm palestinez Riyad Malki, vazhdon më tutje “Zeri.info”.

Letra ishte shkruar më 3 gusht dhe nënshkruar nga ministri i atëhershëm i Jashtëm María Ángela Holguin Cuelar.

"Unë do të doja t'ju informoj se në emër të qeverisë së Kolumbisë, Presidenti Juan Manuel Santos ka vendosur të njohë Palestinën si një shtet të lirë, të pavarur dhe sovran në emër të Kolumbisë", vazhdon më tutje “Zeri.info”.

 Qeveria e sapo inauguruar e Duque, e cila mori detyrën të martën, tha se do të shqyrtojë masën.

"Ne do të analizojmë implikimet dhe përmbajtjen e shënimit me shumë vëmendjen dhe qeveria do të ndërmarrë hapat e përcaktuar me ligjin ndërkombëtar", tha ministri i Jashtëm Carlos Holmes Trujillo për gazetarët të mërkurën në Bogota/ZERI/.