Bllokohet një pjesë e aeroportit në Frankfurt

Bota August 07, 2018 - 14:34
Lexo detajet

 Aeroporti i Frankfurtit është mbyllur pjesërisht nga policia gjermane në zonën A të terminali 1. Pas ndërhyrjes së agjentëve, janë ndaluar edhe fluturimet. Nuk është akoma e qartë arsyeja e ndërhyrjes, për të cilën policia federale e aeroportit ka e ka dhënë njoftimin në “Twitter”.

Autoritetet thonë se të paktën një person është futur në zonën e sigurisë A, pa marrë autorizim dhe evakuimi po bëhet për të shmangur ndonjë kërcënim terrorist.

“Njerëz të paautorizuar dhe pa iu nënshtruar kontrollit, janë futur brenda perimetrit të sigurisë dhe duhet të pastrojmë zonën, përpara se të lejojmë qarkullimin normal në aeroport”, tha zëdhënësja e sigurisë të këtij aeroporti.

Duhet theksuar se aeroporti i Frankfurtit është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe shërben si qendër tranziti për një numër shumë të madh fluturimesh.