Prishen marrëdhëniet shtetërore mes Kanadasë dhe Arabisë Saudite

Bota August 06, 2018 - 09:02
Lexo për më shumë detaje

 Qeveria e Arabisë Saudote ka shpallur “person non grata” ambasadorin e Kandasë para disa orëve, shkruan CNN, përcjell”Zeri.info”.

Me prishjen e raporteve rrezikohen edhe “ngrirja” e të gjitha marrëveshjeve ekonomike dhe tregtare ku përfshihen me shuma marramendëse duke përfshirë të gjitha transaksionet e tregtisë, vazhdon më tutje”Zeri.info”

Pasi Kanada kritikoi arrestimet e ndryshme dhe mos respektimin të drejtave të grave dhe aktivistëve të tjerë të shoqërisë civile në Mbretërinë Arabe, ata e cilësuan këtë si ndërhyrje e drejtëpërdrejt në punët e tyre të brendshme, vazhdon më tutje “Zeri.info”

Pasi janë arrestuar një mori aktivistë të drejtave të njeriut, ambasada kanadeze ka bërë thirrje për lirimin e tyre, gjë që ka ngjallur reagime të mëdha/ZERI/.