85 të lënduar nga aksidenti i aeroplanit në Meksikë

Bota August 01, 2018 - 19:10
Lexo detajet

Një aeroplan me 103 persona është rrëzuar të martën mbrëma në Mexico City.

Ende nuk është raportuar për të vdekur por, sipas zyrtarëve meksikanë, 85 prej udhëtarëve janë lënduar, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan ABC News.

Alejandro Cardoza, zëdhënës i Agjencisë për Mbrojtjen e Qytetarëve, tha se të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitale lokale.

“Aeromexivo Fligt 2431” u rrëzua pak kohë pasi u nis nga aeroporti ndërkombëtar “General Guadalupe Victoria” në Durango të Meksikës.

Aeroplani kishte katër anëtarë të bordit dhe 99 udhëtarë prej të cilëve 88 ishin të rritur, nëntë ishin fëmijë dhe dy ishin foshnje.