Ku i mban Rusia rezervat e saj të mëdha të arit?

Bota July 28, 2018 - 17:10
Do të befasoheni se ku i mban Rusia rezervat e arit

Mes rritjes së pasigurisë në tregjet financiare globale të nxitura nga konfliktet gjeopolitike dhe tregtare, vendet dhe investitorët tradicionalisht kanë kërkuar siguri për arin.

Disa kombe kanë filluar të riatdhesojnë nga jashtë apo të blejnë metalin e çmuar vitet e fundit.

Vitin e kaluar, banka qendrore e Gjermanisë (Bundesbank) tërhoqi 674 ton ari nga rezervat që kishte në Paris dhe New York që prej Luftës së Ftohtë.

Në fillim të këtij viti, mediat turke kanë raportuar se Ankaraja ka tërhequr 220 ton ari që i kishte pasur jashtë shtetit dhe 28.7 ton nga Amerika. Në të njëjtën kohë, banka nacionale e Hungarisë ka në plan të riatdhesojë 3 ton ari nga Londra.

Rusia, e cila aktualisht është i pesti në mesin e vendeve me rezervat më të mëdha të arit rreth 2, 000 ton, ka qenë blerësi më i madh i metaleve të çmuara për gjashtë vitet e fundit, raportoi “RT”.

Në vitin 2017, banka qendrore e vendit ka blerë 224 ton ari. Afro 2/3 e arit raportohet se mbahen në depozitat e bankës qendrore në Moskë me pjesën tjetër që mbahet në Shën Petersburg.

Dashuria e kombit për arin daton që nga epoka cariste. Në atë kohë, metali i çmuar u përdor për të rritur monedhën kombëtare. Në vitin 1894, rezervat e arit të Perandorisë Ruse arritën deri në 1, 400 ton, dhe ishin më të mëdhatë në botë deri në vitin 1904.

Minierat e arit të Rusisë  kryesisht janë të vendosura në rajonin e lindjes së largët të Magadanit. Metalet e çmuara gjithashtu janë nxjerrë në Chukotka, Yakutia, Irkutsk dhe Amur, Zabaykalsky Krai, si dhe në rajonet e Sverdlovsk dhe Chelyabinsk dhe të republikave të Buryatia dhe Bashkortostanit.