Britania legalizon përdorimin e kanabisit

Bota July 26, 2018 - 15:54
Lexo për më shumë detaje

Kanabisi për arsye mjekësore është vënë në dispozicion  pasi është miratuar për përdorim nga qeveria,përcjell”Zeri.info”.

Mjekët do të jenë në gjendje të përshkruajnë barna me përmbajten e marihuanë nga vjeshta, vazhdon më tutje”Zeri.info”

Sekretari, Sajid Javid, tha: "Rastet e fundit që kishin të bënin me fëmijët e sëmurë, më bënin të qartë se qëndrimi ynë mbi produktet medicinale që lidhen me kanabis nuk ishte i kënaqshëm".

Pas këshillave nga dy grupe këshilltarësh të pavarur, unë kam marrë vendimin për të ripozicionuar produktet medicinale që rrjedhin nga kanabisi ,që do të thotë se ato do të jenë në dispozicion vetëm për receta mjekësore, transmeton”Zeri.info”

"Kjo do të ndihmojë pacientët me një nevoja të jashtëzakonshme."

 Por Javid tha se: "nuk duhet keqkuptuar se nuk ishte në asnjë mënyrë një hap i parë për legalizimin e kanabisit për përdorim rekreativ", pasi posedimi i drogës së klasës B do të vazhdojë të mbajë një gjobë të pakufizuar, deri në pesë vjet burg, ndërsa tregtarët mund të  përballen më së paku deri 14 vjet burgim/ZERI/.