Korea Veriore fillon çmontimin e Pyongyang

Bota July 24, 2018 - 09:52
Lexo për më shumë detaje

Një grup i  hulumtuesve  amerikan kanë pohuar se Korea e Veriut ka filuar të çmontojë vendin e testimit të raketave bërthamore, shkruan Fox News, përcjell “Zeri.info”.

Kjo është një shenjë e mirë, pasi Kim Jong-un ka filluar t’i përmbush premtimet e tij.

Sipas një analize satelitore të vendndodhjes nga faqja e Koresë Veriore të fokusuar në datën 20-22 korrik, dukej se qeveria ka filluar çmontimin e motorëve të ndërtimit të raketave balistike, vazhdon më tutje “Zeri.info”

Disa objekte në atë zonë u rrafshuan, kurse disa të tjera u tërhoqën, pamjet kanë treguar se Pyongyang ka marrë një hap të rëndësishëm  drejt përmbushjes së angazhimeve, pasi ato mjete kanë qenë shumë të rëndësishme në zhvillimin e teknologjive bërthamore përcjell”Zeri.info”

Pasi irrimiti të Trump i cili ditë më parë në rrjetin e tij social “Twitter” ka  fajësuar homologin  tij për mos respektimin e marrëveshjes mes dy palëve, ai të hënë ka publikuar një status se është shumë i lumtur që më në fund Kim Jong-un ka filluar ta zbatojë marrëveshjen dhe që po respekton  parimet e angazhimeve mes dy palëve/ZERI/.

                                                              

Image