Video e tmerrshme: Momenti kur agresori qëllon mbi turmën në Toronto

Bota July 23, 2018 - 09:18
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Ky është momenti kur sulmuesi në Kanada i afrohet një ndërtese në Toronto dhe fillon të qëllojë me armë ndaj turmës së njerëzve.

LEXO EDHE: Terror në Kanada

Një video amatore që po qarkullon në rrjete sociale ka kapur momentin e sulmit, ku shihet një burrë veshur me të zeza dhe një kapele në kokë që hap zjarr.

Sulmi ndodhi mbrëmje e së dielës midis zonës Danforth dhe Logan Avenue në Toronto.

Mediat raportojë për një të vdekur dhe 13 të plagosur nga të shtënat.

Mes të vdekurve është dhe autori i sulmit, i cili pas përplasjes mke policinë qëlloi veten.

Dëshmitarët flasin për 20 të shtëna. Arsyet e sulmit janë ende të paqarta.