Pas së drejtës së pronës private Kuba lejon dhe martesat homoseksuale

Bota July 22, 2018 - 13:29
Lexo detajet

Drafti i kushtetutës së re të Kubës i hap rrugën martesës së homoseksualëve.

Kombi ishullor ka bërë përparime të mëdha gjatë dekadës së fundit për të drejtat e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve, pasi i ka persekutuar ato në vitet e para pas revolucionit të 1959-ës, duke i dërguar në kampe riedukimi.

Vendi i drejtuar nga komunistët ka miratuar operacione për ndryshimin e seksit dhe ka ndaluar diskriminimin në vendin e punës kundër personave LGBT, por propozimet për të njohur organizatat e të njëjtit seks, kanë ngelur në pikëpamje të procesit të ngadaltë legjislativ.

‘’Tashmë 24 shtete kanë përfshirë këtë koncept dhe nuk mund ta shpërfillnim këtë çështje, teksa hartuam kushtetutën” tha sekretari i këshillit të shtetit Homero Acosta. /Intv