Ja si rrëzohet aeroplani në Afrikën e Jugut… Video e paparë deri më tash

Bota July 20, 2018 - 21:32
(Video)

Më shumë se 40 për qind e udhëtarëve frikësohen për mundësinë e rrëzimit të aeroplanit, mirëpo statistikat tregojnë se gjasat më të mëdha janë që juve t’ju vret arra e kokosit sesa të vriteni nga rrëzimi i aeroplanit.

Mirëpo, këtyre ditëve ka rrjedhur një video e rrëzimit të aeroplanit në Pretoria, në të cilën mund të shihet se çka kanë hequr udhëtarët gjatë kësaj fatkeqësie.

Në vitin 2016 nga fatkeqësitë ajrore kanë humbur jetën 325 persona në 19 fatkeqësi, shkruan lajmi.net.

Shikuar në aspektin statistikor, duhet të udhëtoni me aeroplan çdo ditë në 55000 vjet para se të përjetoni fatkeqësi fatale.

Megjithatë fatkeqësitë ndodhin, ashtu siç shihet në këtë video të rrëzimit të një aeroplanit i cili para disa ditës është rrëzuar në Pretoria, në Afrikën e Jugut. Me këtë rast e kanë humbur jetën dy nga 19 udhëtarët.

Bëhet fjalë për aeroplanin që nuk do të duhej fare të ishte në ajër.