Juncker sqaron incidentin në Samit: Nuk kam qenë i dehur, vuaj nga 'nervi shiatik'

Bota July 19, 2018 - 15:55
Lexo detajet

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, mohoi se kishte qënë i dehur gjatë darkës gala në samitin e NATO-s javën e kaluar.

Gazetarët e pyetën Jean Claude Juncker, nëse ishte i dehur, për shkak se ishte parë duke e humbur balancën e tij, ai tha se e kishte qenë mirëme shëndet për shkak të dhimbjes së shpinës, dhe sëmundjes të njohur si “sciatica”.

LEXO EDHE: Çfarë pati presidenti i KE-së në samitin e NATO-s? A ishte i dehur?Ja si reagonte

“Kisha dhimbje në shpinë, nuk isha i dehur. Unë kërkoj respekt”, tha presidenti i Komisionit Evropian të mërkurën, duke iu referuar politikanëve të tillë si krahu i djathtë austriak Harald Vilimsky, i cili bëri thirrje për dorëheqjen e Juncker pas incidentit. /Lapsi.al