Tre deputetët britanik i dalin në mbrojtje shqiptares

Bota July 19, 2018 - 14:25
Lexo për më shumë detaje

Zyra e Emigracionit në Britani ka rënë dakord të pezullojë dëbimin e një gruaje shqiptare dhe të vajzës së saj, pasi tre deputetë apeluan vendimin në qeveri, përcjell”Zeri.info

BBC shkruan se, shqiptarja ishte një studente drejtësie kur shkoi në Itali, ku thotë se u drogua dhe u shit për prostitucion, transmeton “Zeri.info”

Ajo arriti të shpëtonte dhe shkoi në Angli ku kërkoi dhe azil, por që iu refuzua. Tani shqiptarja, identiteti i të cilës nuk bëhet publik për arsye sigurie, jeton në Norfolk.

Tre deputetët e parlamentit në Norfolk, George Freeman, Richard Bacon dhe Clive Lewis ishin ata që e ngritën çështjen në Zyrën e Emigracionit. Sipas tyre, gruaja frikësohej se mund të vritej për çështje nderi nëse kthehej në atdhe me fëmijën dyvjeçare, vazhdon më tuje “Zeri.info”.

Ministrja për Çështjet e Emigracionit në Britani, Caroline Nokes, pranoi që të pezullonte deportimin dhe u vendos që shqiptarja të riaplikojë sërish ku do të rishikohet në nivelet më të larta.

Deputeti i Norfolk-t të Jugut, Richar Bacon "tha se shqiptarja ishte në rrezik dhe nëse depërtohet në Shqipëri do ta vrisni për çështje nderi"/ZERI/.