Përgjigjja "Jo" e Trumpit ndaj Rusisë është keqkuptuar

Bota July 19, 2018 - 12:27
Lexo detajet

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se është keqkuptuar fjala “Jo” e presidentit amerikan Donald Trump, të cilën e kishte thënë duke iu përgjigjur pyetjes se a po vazhdon Rusia që të ketë në shënjestër SHBA-të, raporton Anadolu Agency.

Sanders tha se janë keqkuptuar deklaratat për media të presidentit Trump, të cilat i bëri para takimit të kabinetit.

Sanders tha se shprehja “Jo” e presidentit Trump, pas pyetjes se a po vazhdon Rusia të ketë në shënjestër SHBA-të nuk është përgjijgje për pyetjen në fjalë, duke pretenduar se Trump ka thënë “Jo” për arsye se nuk ka dashur që t’i përgjigjet pyetjes.

Duke vënë në dukje se Trump nuk ka dashur që t’i përgjigjet pyetjes në fjalë, Sanders tha se “U keqkuptua qëllimi i presidentit Trump".

Presidenti Trump dje është pyetur nga gazetarët nëse Rusia “ende po shënjestron SHBA-të”, pasi ai vazhdon të ballafaqohet me një numër kritikash pas komenteve që bëri lidhur me përpjekjet e pretenduara të Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016. Përgjigja e presidentit ndaj pyetjes ishte e përmbledhur, “Ju falenderit shumë. Jo”.

Agjencitë e intelegjencës në muajin janar të vitit 2017 përcaktuan se Rusia, që vepronte nën drejtimin e presidentit Vladimir Putinit, përpiqej të ndikonte në rezultatin e garës së vitit 2016 të Shtëpisë së Bardhë përmes një përpjekjeje të shumëanshme që synonte nënvlerësimin e kandidates demokrate Hillary Clinton. Putin ka mohuar çdo përfshirje të Rusisë.

Trump ishte kritikuar ashpër nga mediat dhe Kongresi amerikan për shkak të deklaratave të tij në samitin e mbajtur me presidentin Putin, në kryeqytetin e Finlandës në Helsinki.

Gjatë këtij takimi, Trump tha se ka “besim të madh” në komunitetin e intelegjencës amerikane, por shtoi se “presidenti Putin sot ishte jashtëzakonisht i fortë dhe i fuqishëm në mohimin e tij".

“Putin vetëm tha se nuk është Rusia. Unë nuk shoh ndonjë arsye pse ajo do të ishte”, tha Trump.

Një ditë më vonë, Trump i ktheu edhe këto deklarata, duke pohuar se “do të ishte” duhej të ketë qenë “nuk do të ishte”.