Jetesa në Indi ankth për vajzat e mitura

Bota July 18, 2018 - 09:45
Lexo për më shumë detaje

Një vajzë 11 vjeçare nga qyteti indian Chennai, është përdhunua nga 17 persona që punonin në një ndërtesë, në të cilën banonte, raportojnë autoritet lokale, shkruan CNN, përcjell “Zeri.info”

Vajza e mitur është përballur më këtë incident qe nga mesi i Janarit, sipas S. Rajendran  komisionar i policisë për rajon të Chennai. Ky krim makabër u raportua të dielën në polici pasi vajza kishte vendosur t’i i tregoj familjes së saj.

Të 17 burrat të cilët kanë qenë në punë të ndryshme në atë objekt janë arrestuar menjëhere pas raportimit në polici, vazhdon më tutje “Zeri.info”.

 Vajza e cila ka pasur po ashtu paftësi të mirë të dëgjimit, gjithmonë i’u është dhënë një qetësues përpara se të sulmohej në një dhomë të gjeneratorëve, në bodrum të ndërtesës së banimit të saj , tha Rajendran,transmeton “Zeri.info”

Të akuzuarit mosha e të cilëve sillet nga 20 vjeçar deri tek më i vjetrit 66 vjeçar thuhet se kanë kërcënuar viktimën në rast se tregon ndonjë hollësi rreth rastit, ka theksuar komosioneri i policisë lokale.

Komosioneri Viswanathan pohoi se personi i parë qe sulmoi seksualisht vajzën ka qenë një operator i ashensorit rreth moshës 66 vjeçare, shkruan “Zeri.info”

Ky rast i fundit dhe shumë rate të tjera kanë tronditur Indinë muajt të fundit, ku gjatë gjykimit ka pasur  shumë konflikte në mes të akuzuarve dhe prokurorit, shqetësuse janë raste e përdhunimeve në Indi ku gjatë këtyre muajve këto sulme kanë dërguar viktimat drejt humbjes së jetës së tyre /ZERI/

Image