BE dhe Japonia lidhin marrëveshje të madhe të tregtisë së lirë

Bota July 18, 2018 - 09:11
Lexo për më shumë detaje

Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë lidhur marrëveshje të madhe të tregtisë së lirë, që ulë dhe eliminon të gjitha tarifat pothuajse për të gjitha mallrat, shkruan CNN, përcjell “Zeri.info”.

Marrëveshja mbulon rreth 600 milionë njerëz, një të tretën e ekonomisë globale ku cilësohet si një arritje shumë e madhe për shkak të rrezikshmërisë të proteksionizmit. Tarifat më së shumti do të hiqen për eksportet e djathit dhe verës evropiane, ndërsa prodhuesit japonezë dhe firmat elektronike do të përballen me më pak pengesa në Bashkimi Evropian, përcjell më tutje “Zeri.info”.

Prishja e barrierave tregtare qëndron në një kontrast të fortë me qasjet tregtare të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka vendosur shumë tarifa të larta për një sërë mallrash të huaj, duke kërcënuar botën tregtare me veprimet e tij.

Donald Tusk, kryetari i BE-së ka përshëndetur arritjen e kësaj marrëveshje duke e cilësuar si “marrëveshja më e madhe tregtare e cila është arritur nodnjëherë”, transmeton “Zeri.info”.

“Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Japonisë asnjëherë më parë s’kanë qenë më të forta” tha ai në një deklaratë me shkrim, ku sipas disa të dhënave të Bashkimit Evropian, vitin e kaluar kanë eksportuar mallra mes tyre me shumën përreth 129 miliardë dollarë/ZERI/.