Si në filma, polici qëllon me armë të dyshuarin teksa e ndjek me makinë

Bota July 17, 2018 - 23:04
Lexo detajet

Një polic që ecën me makinën e tij me shpejtësi të madhe dhe pa e ndaluar akoma atë, qëllon me armë drejt një të dyshuari për vrasje. Tingëllon si një film aksion, por jo është një ngjarje e vërtetë që ka ndodhur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Oficerët Uilliam Uman dhe Paul Solomon filluan të ndiqnin të dyshuarit Rene Nunez dhe Fidel Miranda.

Incidenti ndodhi në orën 7.30 të mëngjesit kur Thomas Romero u qëllua disa herë në gjoks dhe u vra në një autolarje. 

Policët qëlluan me armë mbi të dyshuarit për vrasje pasi ata po ashtu hapën zjarr mbi oficerët e policisë. /Express