Trump: Takimi me Putin edhe më i mirë se ai me NATO-n

Bota July 17, 2018 - 19:01
Lexo detajet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu është kthyer përsëri me reagime pas përballjes me kritika të ashpra mbi samitin e tij me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Ai tha se takimi kishte shkuar “edhe më mirë” se sa takimi i fundit i NATO-s, njofton Klan Kosova.

Pas bisedimeve me Putin, Trump kundërshtoi agjencitë e tij të inteligjencës duke thënë se ai nuk mund të shihte ndonjë arsye pse Rusia do të ndërhynte në zgjedhjet e vitit 2016 të cilat i fitoi ai.

Këto vërejtje kanë zemëruar edhe disa nga mbështetësit e tij