Vullkani Kilauea ''shkatërron'' Havai

Bota July 17, 2018 - 08:45
Lexo për më shumë detaje

Vullkani i cili kaploi qytetin e  Havai, llava e tij  ka goditur një anije  turistike ku në mesin e të cilëve janë lënduar  23 persona, shkruan BBC news, përcjell “Zeri.info”.

Gjatë shpërthimit të llavës, procesi pasoi më shumë shkëmbinjë dhe mbeturina të tjera që goditën çatinë e anijes, ku duke u munduar që të shpëtonte një pasagjer theu këmbën  kurse të tjerët kanë pësuar djegie të shkallës së lartë

Shpërthimi la një vrimë të madhe, ku pasagjerët përmes sajë arriten të dalin kur edhe pamjet ishin marramendëse,shkruan “Zeri.info”.

Të plagosurit tani po trajtohen në spital.

Brayn dhe e dashura e tij Erin të cilët ishin të pranishëm në anije kanë përshkruar momentin më tmerruese për ta : Momenti më i tmerrshëm është ai që ishim në dijeni se do të ndodhte po nuk kishte kohë për të levizur, pasi që edhe anija ishte shumë e vogël, kapiteni u mundua qe ta mbajë situatën nën kontroll mirëpo gjithçka ishte në panik.

Disa udhëtarë theksuan se levizja e anijës ishte jashtë zonës se sigursë qe e kishin krijuar rojet bregdetare,transmeton”Zeri.info”.

 

Zyrtarët kanë paralajmëruar rreziqet nga tymi toksik, të krijuara nga shkëmbi i shkrirë që mund të përmbajë një sasi të madhe të acidit klorihidrik.

Vullkani Kilauea është një nga vullkanet më të shpeshta në botë si dhe shpërthimet kanë shkatërruar qindra shtëpi duke detyruar mijëra të evakuohen.

Javën e kaluar në një studim Gjeologjik të SHBA-ve shkenctarët kanë pohuar se rrjedha e lavës kishte krijuar një ishull të ri të vogël/ZERI/.

Image